Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, Fier.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars, teksa ende nuk dihet motivi.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. R., 19 vjeç, pasi dyshohen si autorë të këtij rasti. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. R., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar shkakun e zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta