“Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi”/ Rama ironi me opozitën për Chris LaCivita: Po na vjen sherifi, turist që do të marrë para

01/04/2025 13:19

Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjes së komenteve në rubrikën “Sy m’Sy” ka ironizuar opozitën, duke u ndalur tek strategu i PD-së, amerikani Chris LaCivita.

Këtë të fundit ai e cilësoi si turist që vjen në Shqipëri për të marrë para. Rama shtoi se gjërat do të shihen më qartë në 11 maj.

“Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur, në kuptimin institucion i veçantë që varret nga kryeministria, AKSHI, Kadastra tjetri, tjetri kanë programet e tyre, kështu që është program permanent qeverisja. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin.

Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama.

Fjala e plotë e Edi Ramës:

Ta nis këtë Sy m’sy sot me një falenderim, një falenderim shumë të përzemërt edhe shumë mirënjohje për shqiptarët e Greqië, për ata në Kretë, në Athinë.

Erdhën, na mikpritën me shumë zjarr, ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion si gjithmonë i posaçëm i komunikimit edhe i përjetimit në një sallë të  mbyllur, na u dha mundësia të takonim plot të tjerë e të bashkëbisedonim e të ndjenim dëshirën për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit.

Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse o e kanë lënë për në fund, ose nuk janë informuar si duhet, o kanë pasur probleme me regjistrimin. Pastaj ishin pjesë e atyre që “u dogjën”, u dogjën në thonjëza po jo aq në thonjëza, megjithatë një numër i konsiderueshëm po ashtu premtuan që kanë bërë plan të vijnë, të votojnë këtu në Shqipëri.

Mirë se të vijnë dhe dua të falenderoj në mënyrë të posaçme atë mikun, zotërinë që më solli këtë (dorën, punim artistik) në takimin e Athinës, i jam shumë falenderues dhe ky do të qëndrojë këtu si simbol i një fitoreje të paharrueshme, fitorja me notën 10, e 10-ta në radhë për ne, mua dhe PS.

Diku në një sallë, prit se këtu kam një dorë tjetër që ma ka dhuruar dikush tjetër, në një nga fushatat, nuk më kujtohet ekzakt cila prej tyre tani se janë bërë shumë, me dy gishta dhe trëndafilin, fitore e bukur ajo e numrit 2, kështu që shumë,shumë faleminderit edhe kam shumë besim që me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare, ndërkohë që kemi nëse s’gabohem tani se janë bërë shumë lëmsh kur i thonë, nën presionin e një axhende që ngarkohet çdo ditë e më shumë e që ka lëvzje të panumërta, po mos gabohem kemi dhe një takim tjetër jashtë, në Itali dhe kjo do jetë kënaqësi e veçantë, ndërkohë që të gjithë shqiptarëve jashtë, atyre të Greqisë, atyre të Italisë, atyre të Europës e të mbarë botës kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, ky është momenti i përputhjes së fateve. Nuk kemi pasur këtë moment në asnjë moment tjetër të kohës, qysh se jemi liruar nga  makthi dhe nga kthetrat e diktaturës komuniste dhe kemi hyrë në rrugën e Evropës për t’ u bërë një ditë pjesë e pandarë dhe e pandashme e BE, këtë moment që na ka përputhur fatet; fatin tonë evropian i mishëruar në dëshirën, në ambicien, në ëndrrën tonë shumë të vjetër për të qenë pjesë e BE dhe fatit të vetë Be që sot është i mishëruar në ambicien dhe dëshirën për të zgjeruar rradhët edhe për të përshirë anëtarë të rinj, dhe gjendemi aty, gjendemi në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi, të dyve na konsiderojnë front runners ose ndryshe pararojë për të gjitha ato që kemi arritur të bëjmë, por edhe për arsye gjeopolitike.

Tani ka disa që teorizojnë, unë i marr në fakt çdo mëngjes nga stafi im, disa shënime në një faqe se çfarë teorizohet mbrëmjeve në ato pasqyrat e kënetës mediatike, dhe ka disa që teorizojnë që “kjo është kot sepse në të gjitha rastet BE nuk do të marrë brenda, as Shqipërinë as dikë tjetër”; “kjo është kot se në të gjitha rastet po që se do marrë Shqipërinë,do ta marrë pavarësisht se kush fiton në Shqipëri”. Janë muhabetet e njerëve që ju ka ecur jeta shumë mbarë me thënë të drejtën, një rehatllëk i madh dhe po të shikosh me kujdes, ankohen shumë po janë përfituesit më të mëdhenj të gjithë këtyre viteve, janë  përfituesit më të mëdhenj të rritjes ekonomike, janë përfituesit më të mëdhenj të gjitha mundësive të shtuara të këtyre viteve. Përgjithësisht nuk mund të them të gjithë se s’mund të bëj asnjë insinuatë të kësaj natyre pa pasur fakte,po bazuar në fakte, jo të gjithë, por pjesa më e madhe teorizojnë, ndërkohë që nuk deklarojnë atë që marrin plotësisht, pra një pjesë të pagës për gjithë ato orë që kalojnë, duke rrokanisur miletin me lloj-lloj teorish e me lloj-lloj marrëzish,  e fshehin, u qajnë hallin pensionistëve; qajnë hallin dhe që u kopjua programi, që dhe kopjimi programit është gjëja më qesharake në botë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik; a thua se bëhet fjalë ndonjë kod kasaforte,  të një kodi sekret, kodi i Da Vinçit; u kopjua kodi i Da Vinçit . O Zot, o Zot! Dhe megjithëse  u qajnë hallin pensionistëve, nuk japin kontributin e tyre për Fondin e Sigurimeve Shoëqrore, deri këtu është banaliteti i hipokrizisë së këtyre lloj krijesave kënetore, ndërkohë që e vërteta është shumë ndryshe, shumë më ndryshe, që nga fakti që vonesa, në thonjëza vonesa, se nuk është nga faji jonë vonesa, por kohëzgjatja do ta quaja e gjithë procesit për të arritur në hapjen e negociatave, nuk është diçka që është e jona, thjesht nuk është diçka që lidhet me mua ose me qeverinë tonë, thjeshtë.. se do ishte shumë më kollaj pastaj që ta përcaktonim edhe këtë si një faj të rilindjes, një mëkat të rilindjes, por është diçka që mund të shihet fare kollaj, boll të duash të marrësh vesh pak më shumë për si funksionin Bashkimi Europian. Sepse Mali i Zi i ka hapur negociatat përpara se ne të vinim në qeveri. Tani për çfarë do ta fajësojnë këta, Malin e Zi për cilën nga ato pika që i rendisin, një nga një sa herë që flasim për qeverinë tonë. Po Serbinë? Serbia i ka hapur në 2014-ën negociatat. Po Maqedoninë që është bërë kandidate në 2005-ën. Domethënë e ka një logjikë i gjithë ky proces dhe nuk bën përjashtim askush në mos bëjmë ne një përjashtim shumë interesant, që megjithëse, zyrtarisht negociatatat i kemi hapur vjet, kemi qenë kaq të përgatitur dhe kaq përpara sepse e kam thënë denbabaden që na i hapin, s’na i hapin, ne do ta bëjmë pjesën e punës që do të bënim, dhe po të na i hapnim, që të na gjejnë shumë më të avancuar kur t’i hapim. Dhe kemi një kalendar të dakodërsuar me Komisionin Europian për tre vjet 2024-2027 për të mbyllur negociatat, do të jetë një rekord absolut historik dhe jo sepse ne jemi ndryshe nga të tjerët, jemi ndryshe në disa gjëra, po jo vetëm për këtë, por se Bashkimi Europian është shumë i interesuar që të na marri ne brenda në këtë moment.

Tani pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu, ata duan të marrin Shqipërinë dhe do e marrin në të gjitha rastet. Kjo nuk ndodh. Kjo nuk ndodh sepse e para njëherë, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti, sepse kalendari i 2027 është shumë i ngjashëm. Dhe mjafton një lëkundje sikur ta zëmë se në krahun tjetër gjenden individë që s’kanë probleme as me ligjin, se harrohet këtu, se kjo është shumë interesant. Këtu bëjnë sikur harrojnë, këtu bëhet fjalë për individë që janë me probleme të hapura në drejtësi, probleme të hapura që s’dihet ku mbarojnë, nuk dihet si mbarojnë, nuk dihet a janë kaq apo ka më shumë.

Tani, si mendoni ju që Bashkimi Europian këto nuk i merr në konsideratë? Apo Bashkimi Europian është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe kush di se si paguhet me thënë të drejtën dhe vjen, dhe vjen nga Amerika këtu, se paguhet edhe bën një fushatë për një palë, edhe këtu mbyllet filmi. Po jo mor, se nuk mbyllen kështu filmat në Bashkimin Europian, janë ndryshe, as në Amerikën jo. Por është interesant shumë që si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën aviatike, u rritën në kënetën aviatike dhe janë ndër ndotësit kryesorë të asaj të asaj kënete nuk e mësuan akoma, as e bëjnë sikur s’e ka mësuar si funksionon Europa, si funksionon Amerika?

Në ndërkohë që nga ana tjetër, arsyeja pse unë them që duhet një shumicë domethënëse është po ashtu e thjeshtë, nuk është rastësi fare, përkundrazi, dhe nuk është thjeshtë për këtu dhe për kë do të na votojnë ne në 11 maj, po është edhe për ata në Bruksel, kryefjala e fushatës sonë, imazhi i fushatës sonë, ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve, si kartëvizitë e fushatës sonë. Sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim një mesazh të qartë shqiptarëve po japim një mesazh Brukselit, po përpiqem t’i japim një mesazh Brukselit, duke shpresuar dhe besuar që shqiptarët do ta mbështesin këtë mesazh dhe në 11 maj, Brukseli do të marrë mesazhin shumë të qartë që një shumicë përtej shumicës thjesht aritmetike partiake kërkon anëtarësimin tani. Është një mesazh që shqiptarët mund ta japin, nuk bëhet kollaj dot, në mos nuk bëhet dot fare në një vend tjetër, një fushatë e një forcë në qeveri në flamurin e BE-së për 1001 arsye.

Gjërat po ndryshojnë, BE-ja po fiton shumë popullaritet brenda BE-së për shkaqe të sigurisë, të nevojës për siguri, por nuk bëhet shumë kollaj. Dhe mesazhi duhet të jetë shumë i qartë, “ne shqiptarët, ne populli shqiptar, ne qytetarët e Shqipërisë, duam të hyjmë në BE, tani”.

Dhe me këtë mandat, me këtë mesazh, unë dhe ne qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë të fortë për të nxitur procesin. Është e gjitha një luftë diplomatike, politike nga të katërt anët, dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton asgjë nga si funksionon bota, si funksionon bota e marrëdhënieve ndërkombëtare për një vend si Shqipëria, se për një vend si Franca apo si Gjermania ka më pak rëndësi, edhe pse prapë ka rëndësi se kush është në krye për një vend si Shqipëria apo për vende të tjera si ne, patjetër që kjo është, themelore, si mund t’i vihet BE-së përpara bufi i kënetës, bashkë me gjithë atë kënetë të madhe, dhe BE-ja thotë, po tani, nuk ka ndodhur asnjë gjë, hajde edhe pastaj ç’a bëjnë, marrin ambasadorin e BE-së dhe i thonë si mendon ti? Ç’a do të thotë ambasadori i BE-së? Si do të thotë BE-ja? BE-ja thotë atë që tha ambasadori, që “hyrja në BE bëhet në bazë të meritës së vendit” dhe pikë mbaroi muhabeti. Po patjetër se kush po e diskutonte, po si llogariten meritat e vendit në qoftë se vendi i jep mandatin një personazhi apo disa personazheve që janë me halle të hapura në drejtësi, edhe që për cilët BE-ja nuk është shprehur në asnjë rast dhe as nuk ka lënë të kuptohet se ka ndonjë rezervë për proceset e drejtësisë.

– “Mos qesh thotë Kol Koli. Mos qesh se Partia e atij thotë i referohet atij që unë i them bufi është në pikë të hallit, si zgjidhet ky problem”

Kryeministri Edi Rama: Jo ky problem nuk zgjidhet nëse partia në fjalë nuk kupton që është në pikë halli, dhe nëse ata të cilët e mbështesin partinë në fjalë nga pasqyrat e kënetës, nuk vënë gishtin në plagë, por e kërkojnë plagën gjetkë, nëse ata që mbështesin, nga pozicione jo drejtpërdrejt partiake, atë farë force dhe vazhdojnë me teoritë që këtu s’ka zgjedhje, këtu krimi këtu këto nuk zgjidhet, nuk zgjidhet. Sepse këta janë kaq qesharak, saqë gati 1 milion shqiptarë, i trajtojnë si të lidhur me krimin, i trajtojnë si njerëz që janë shitur, i trajtojnë si njerëz që blihen, i trajtojnë si një çmenduri totale, totale dhe prandaj nuk zgjidhet. E vetmja zgjidhje është ajo që ata vetë, domethënë ajo parti vetë, kuptojnë që duhet ta zgjidhin, përndryshe do mbetet e pazgjedhshme dhe nuk do zgjidhet kurrë nga shqiptarët, kurrë nëse nuk ndryshojnë kështu që s’është problemi jonë ky. Kjo është e vërteta!

“Pse na i more dhe ata të FRPD-së” – thotë Laerti.

Nuk është se i mora ata të FRPD. E para bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe vërtetë pozitiv vajzash dhe djemsh të Forumit Rinor të PD të Vlorës dhe për dikë që ishte zëvendëskryetare e Forumit Rinor të PD në shkallë kombëtar. Ka krijuar një impakt, patjetër ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, mund të bëhen, disa mund të mos bëhen. Mbase të gjithë mund të mos bëhen, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin, janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Kanë shpjeguar disa arsye dhe në podkast, një përfaqësi e tyre, por ata do bëjnë fushatën e tyre. Është interesante, është shumë interesante. Jo me PS, por më vete do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokrateve dhe të te tjerëve pikërisht për atë që unë thashë dhe për asgjë tjeter për momentin. Pikërisht për atë që unë them. Për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe  për të marrë pasaportën europiane te Shqipërisë dhe një pasaportë në dorë për çdo shqiptar dhe shqiptare që të bëhet përfundimisht qytetar i BE.

Kjo është arsyeja pse ata u bënë me mua në këtë betejë. A do të na qëndrojnë rrugët të bashkuara më tutje këtë do ta shohim. Unë kam shumë simpati për ta, shumë respekte.

Kam mësuar disa gjëra që i mëson vetëm kur arrin t’i shohësh gjërat nga pozita e dikujt tjetër dhe kur dikush tjetër ta jep mundësinë që ta bësh këtë. Është marrëdhënie shumë pozitive. Impakti ka qenë i fortë, kam pasur kontakte për hir të së vërtetës me të tjerë në qytete të tjera. I vlerësoj, i respektoj, janë të mirëpritur të gjithë. Kemi një sërë individësh që kanë zhvilluar dhe primare që na kanë kontaktuar për ato primaret e famshme dhe të tmerrshme, ato primaret që thonë gjithçka në fakt se, jo vetëm ujku, por dhe bufi, puplën e ndërron, por zakonin se harron. Bufi i kënetës! Mos harroni, bëhet fjalë për kënetën, për bufin e kënetës. Është një lloj bufi specifik, nuk është ai lloj bufi i famshëm.

“Turp për ty”, – thotë. Po për çfarë turp? Të ka ngelur n’ fyt bufi, ke filluar të kopjosh. Vdeksha unë, ju të programeve që kur publikohet dhe 3 minuta program, kaloni në stacionin tjetër dhe s’keni faj se s’keni pse, por kjo tregon që është më i mençur bufi se ty o kopjac. Tani tallesh dhe me pasaportën europiane që sa të jesh ti në pushtet për fat të keq nuk do ta kemi kurrë atë fat.

Je shumë i molepsur i dashur Glerni, je shumë i molepsur dhe nuk e di si mund të ndihmoj, por një gjë të lutem se ky kopjimi është shumë qesharak. Programet janë rrugëve dhe nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra, mijëra që mund t’i shohësh, t’i konsultosh, t’i adoptosh ti bësh çfarë të duash. Dhe një gjë tjetër, për të kaluar në anën shumë serioze, e kam thënë dhe më parë. Ne kemi një program pune, një program qeverisës që është një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE, e a kuptoni apo jo? Se kjo i thotë të gjitha. BE nuk anëtarëson, nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet dhe kriteret që ka BE në të gjitha aspektet. Kështu që nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar në këtë moment kjo tregon se shikon faktet dhe shikon standardet dhe shikon çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën ata nuk na llogarisnin fare si një opsion për tu anëtarësuar në BE në të gjallët tonë. Tani çfarë muhabetesh janë këto? Si qenkan këto?

“Hap ndonjë fabrikë ku të punojnë rinia, o palluqe”.

Para pak ditësh isha në një fabrikë dhe e patë, natyrisht nuk e patë por kush e pa, pa që ishte një super fabrikë dhe në atë  pikë ku isha unë kishte dhe fabrika të tjera rreth  e rrotull, kështu që do një punë në Shqipëri e gjen dhe kush do të punojë, punon, kjo është pak, por e sigurt fare.

“Ti nuk ke bukë o faqe e zezë dhe nuk ke rrugë makine si në mesjetë.

Po si shpjegohet që një vend që s’ka bukë dhe s’ka rrugë makine dhe që është si në mesjetë vijnë 12 milionë turistë apo kjo nuk shpjegohet?”

“Turp për të gjithë, këta shesin bukën tuaj, ju kanë lënë në mjerim dhe ju duartrokisni o tralltarë”. Tradhtar e shkruan me ll, “dhe kështu do shkruhen ne histori, lind dhe do vdesësh tradhtar. Bufi është pellazgjik”.

Nuk po bëj asnjë koment se për këtë arsye janë komplet të mbytur në kënete. Është vetëm thjeshtë solidaritet vëllazëror dhe simpati njerëzore, por komentet janë të kota.

“Namin e paske ba, kqyr mor njerëzit e vendit tënd, më të varfrit në krejt rruzullin tokësor”.

‘Pse s’ftove ndonjë qytetar të thjesht që me të vërtete ka bërë sakrifica për Ramazan. Ma merr mendja shumica e atyre që ftove s’kanë bërë ndonjëherë Ramazan”.

Tani iftari në këndvështrimin tim ka një vlerë shumë të madhe përtej ritit dhe përtej impaktit për të cilin e bëjnë iftarin besimtarët. Tryeza e iftarit është një tryeze e hapur për të gjithë, edhe për jo besimtarët madje. Kjo është vlera më e madhe sipas meje, emancipuese, kulturore e bashkëjetesës që sjell tryeza e iftarit. Dhe do të ishte hipokrizi besoj unë e kundërta, ndërkohe që për sa i përket atyre që janë më të varfër ka plot programe që ne bëjmë, që ne zbatojmë dhe kur vjen puna për tek ndihma për të varfrit, tek mbështetja për të varfrit, në nivelin e këtyre lloj aktiviteteve siç është një iftar për shembull, unë them që bëhet pa media, bëhet pa televizor, bëhet pa publicitet, ok?

Ndërkohë që iftari tanimë tradicional i kryeministrisë ka një tjetër qasje dhe ka një tjetër shënjestrim, sa i përket të gjithë njerëzve që ftohen atje.

“Ke 12 vjet që mashtron o mashtrues dhe tani që po afrojnë zgjedhjet janë bë rrugët për faqe të zezë, spo lëmë gropë pa rënë me makinë”.

Nuk e di në cilën gropë ke rënë së fundmi i dashur me makinë por unë besoj se çfarë është bërë me infrastrukturën në këto vite nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku, në të gjitha të marra së bashku ajo që është bërë me infrastrukturën në këto vite dhe ajo që do vazhdojë të bëhet më 4 vitet e ardhshme me të gjitha projektet që janë në proces dhe që janë të financuara dhe tanimë jo vetëm me infrastrukturën rrugore por edhe me atë hekurudhore, mandati i katërt do të jetë mandati ku hekurudhat do jenë në qendër të vëmendjes dhe ideja se Shqipëria 2030 do të jetë një vend ku do jetë shumë e qartë që nuk do ketë, nuk do mungojë më infrastruktura hekurudhore dhe të gjitha projektet do të mbyllen në fillim të dekadës tjetër si hekurudha funksionale, në fillim të dekadës tjetër por ama të gjitha projektet do të fillojmë brenda kësaj dekade. Një pjesë do të mbyllet në këtë dekadë dhe një pjesë do të mbyllet në fillim të dekadës tjetër.

“Ngeli duke gënjyer”. Po për çfarë  po gënjej, për shembull Bujar, se unë nuk e kuptoj dot këtë, për çfarë për shembull po gënjej? Kapni një arsye tjetër pse shumëkush prej jush zhgënjehet shumë kur bëhen zgjedhjet dhe fillon vë kujën “Nai vodhën” ose janë dhe disa nga këta të kënetave mediatike, të pasqyrave të kënetës mediatike që thonë “Nuk ia vlen fare të shkosh në zgjedhje sepse zgjedhjet janë të vjedhura”. Në fakt, arsyeja pse shumica e popullit voton Partinë Socialiste dhe voton për të na dhënë mandat pas mandati e pas mandati është sepse këto që ne themi, këto që unë them janë fakte të jetës reale të këtyre njerëzve. Domethënëse, nëse ne themi që kemi trefishuar të ardhurat për frymë dhe nga 3324 euro që ishin kur ne morëm detyrën janë 10 042 euro, kjo është diçka që ata që na dëgjojnë dhe që dëgjojnë për të dëgjuar e jo dëgjojnë thjesht dhe vetëm për të sharë pastaj edhe për të luftuar me faktet, e dinë që është kështu sepse e kanë këtë gjë në realitetin e tyre dhe kur themi që pastaj në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të shkojnë 15 000 euro, kush ka parë që të ardhurat për frymë kanë ardhur duke u rritur, e kuptojnë që të ardhurat për frymë do të rriten ose pagën mesatare në sektorin publik, e dinë shumë njerëzit që punojnë në sektorin publik se sa e kishin. Kur ne morëm detyrën ishte 372 euro dhe ky është fakt dhe unë them që paga mesatare në sektorin publik, e thotë INSTAT por e them duke ju referuar INSTAT, në 2024 arriti në 1000 euro, kjo rezonon me ata që marrin pagë, ata që marrin pagë e dinë. Tani ata si do e bëjnë, do i referohen parave që marrin dhe që i numërojnë apo do t’i referohen bretkosave që bëjnë kuak-kuak-kuak në darkë tek pasqyra e kënetës që thonë që këto janë gënjeshtra? Kujt do t’i referohen? Po të ishin gënjeshtra, të jeni të sigurt që jo shumica por do ishin shumë pak, shumë-shumë pak ata që do vazhdonin të votonin siç janë shumë shumë pak ata që do vazhdojnë të votojnë bufin e kënetës dhe prandaj kur unë them që pastaj paga mesatare në sektorin publik do  të shkojë në 1200 euro në Shqipërinë 2030 kjo gjë është e besueshme sepse kanë parë që paga është rritur ashtu sikundër mesatarja e përgjithshme. Ata që punojnë sot në Shqipëri e dinë shumë mirë që pagat janë rritur edhe në sektorin privat, janë rritur në mënyrë të ndjeshme, e dinë sepse i marrin ato para. Po të mos i merrnin do thonin “Sikter, çfarë po na thua” por nuk e  thonë pikërisht sepse i marrin ato para ashtu sikundër edhe kur vjen puna tek paga e përgjithshme mesatare, ka shkuar në 830 euro paga e përgjithshme mesatare, ka qene 320. Kur unë them do shkojë në 1000 euro është e besueshme, patjetër që është e besueshme, minimalja, dhe më e bukura është që këtë të pagës minimale ne e kemi thënë me kohë, nuk e kemi thënë sot pror nuk e ka pasur njeri mendjen, e kemi thënë me kohë që në 2026, pas zgjedhjeve do ta përcaktojmë sepse përpara zgjedhjeve nuk e bënim dot sepse është i ndaluar me ligjin elektoral por pas zgjedhjeve do ta përcaktojmë që do të jetë 500 euro madje kemi thënë dhe mekanizmin si do bëhet 500 euro; duke mos u kërkuar kompanive për 19 muaj që të paguajnë asnjë detyrim tjetër përveçse tu japin 100 euro plus punonjësve të tyre në muaj. As më shkon mendja që të them na e kopjuan sepse ky është muhabet kot pastaj ka një ndryshim të madh sepse ato që thotë këneta, programi i madhështisë përveçse është një farsë e madhe, por ka një falsitet total brenda tij sepse thotë “Në 12 maj të gjitha këto do të bëhen realitet”. Ne nuk kemi kështu, ne nuk themi kështu, ne themi “Në Shqipërinë 2030 do të arrihen këto e këto”. Nuk themi që në 12 maj do të bëhet realitet minimumi jetik 200 euro, nuk e themi këtë sepse nuk do të ndodhë kjo në 12 maj, do të ndodhë brenda mandatit dhe flasim për pensionet, do ndodhë në Shqipërinë 2030, do ndodhë gradualisht, gradualisht dhe kemi bërë shumë të qartë llogaritë duke pasur parasysh edhe Bashkimin Europian. Pastaj, si mund të besojnë njerëzit në kënetë? Kjo nuk ndodh.

“Vazhdo, vazhdo se po të vjen Sherifi”. Oh Zot i madh.

“Nga 1 në 10 sa e mbështet Inteligjencën Artificiale”? Unë di se çfarë po bëjmë ne me Inteligjencën Artificiale që janë gjëra shumë pozitive që na vlejnë për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj publikut. Dihet që ka dhe rreziqet e veta, po nuk varet fare nga unë dhe nga ne këtu nga Shqipëria se si do të shkojë puna e inteligjencës artificiale, ne thjesht duhet të bëjmë maksimumin që t’i marrim më të mirën inteligjencës artificiale.

“Mbas 8 vjetësh përvojë, thotë, një tjetër ekip në drejtim besoj se ky është kontributi më i madh që mund të bëje”. Jo, unë kam një opinion të krijuar në vite, në eksperienca tanimë që çështja e skuadrës është çështje e skuadrës, në kuptimin që nuk është çështje individësh një këtu, një atje, po është çështje e funksionimit të gjithë skuadrës. Megjithatë kjo është një bisedë e gjatë për sot. Ajo që unë di të them është që Partia Socialiste është një shkollë, një shkollë e vërtetë e kultivimit dhe promovimit të të rinjve dhe sot, Partia Socialiste ka një skuadër që është skuadra më e re. Domethënë, kush do të reja dhe të rinj, të rejat dhe të rinjtë i ka në skuadrën e Partisë Socialiste me shumicë, dhe i ka me shumicë në listën e mbyllur. Ky është një ndryshim shumë i madh me të gjithë të tjerët. Të shkosh të votosh ato moçalishtet e reja që janë hapur, në rastin më të mirë, me fat mund të marrësh në parlament, mund të kesh në parlament një person. E çdo bëjë një person?! Ndërkohë që, duke votuar për ne, përveç të gjitha të tjerave, do kesh shumë të rinj e të reja në parlament, që janë praktikisht baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të Partisë Socialiste.

Sot lidershipi i Partisë Socialiste përbëhet nga një gjeneratë që ishte një gjeneratë e re kur ne morëm detyrën. Tani, një tjetër gjeneratë po rritet hap pas hapi me akademinë politike, me platformën deputeti që duam, me të gjitha hapësirat që ne kemi krijuar, dhe faktikisht kemi bërë një transformim radikal të skuadrës që kishim.

“Ja dhe mashtrimi i radhës”, thotë Irfani.

Po për çfarë mashtrim i radhës e ke fjalën, mo Fani. Irfan Koçi për çfarë mashtrimi të radhës e ke fjalën?! Se unë jam duke folur dhe më duket se po them gjera fare të thjeshta dhe të verifikueshme.

“Pse filloi që tani, para votimeve rroga minimale 500 mijë, pse në 2026? Apo sa të kalojnë votimet”. Tomorri prap. Tomorr, këtu nuk ka lidhje fare me votimet kjo i dashur, hiç, zero. Zero. Ne nuk kemi bërë asgjë për votimet në kuptimin asgjë nga ato që unë kam thënë kur parashtrova piketat, dhe prandaj i quajta dhe piketa të programit tonë qeverisës. Nuk është bërë për votimet miku im. Asgjë. Zero. Zero. Është i gjithë programi ynë qeverisës.  Ne punojmë me program. Ne kemi kalendar. Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur, në kuptimin institucion i veçantë që varret nga kryeministria, AKSHI, Kadastra tjetri, tjetri kanë programet e tyre, kështu që është program permanent qeverisja. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat.

“Zoti të rujt mos u ndal”, thotë Labinoti. Faleminderit shumë, Labinot. E vlerësoj shumë. E vlerësoj shumë.

“Rivlerësimi i pronave”. Rivlerësimi i pronave do të bëhet në 6 mujorin e dytë, e kemi thënë këtë me kohë dhe ka disa arsye pse. Është një punë shumë e madhe. Po përgatiten hartat sepse po bëhet gjithë bilanci i shitblerjeve e të tjerë e të tjerë, që të bëjmë një rivlerësim sa më domethënës dhe sa më të favorshëm për të gjithë ata që po e presin.

“Me sa sheqer e pi kafen”. Zero sheqer! Zero sheqer! Madje kur më thonë, a do sheqer, i them, jo se jam shumë i ëmbël vetë. E në fakt jam më i ëmbël sesa dukem në të vërtetë. Ishte shumë e bukur me këta të rinjtë e FRPD-së, mbasi ndejtëm 1 orë e gjysmë, 2 orë më thoshin, po pse kështu je ti, se je ndryshe nga televizori. Në fakt, unë jam po ai që jam, por mbase në televizor dukem pak si më i zymtë, nuk e di pse. Megjithatë, ç ‘rëndësi ka kjo. Unë nuk jam kandidat për ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur. Kështu që nuk jam për tu dukur bukur, apo për tu dukur i ëmbël apo i thartë, jam këtu për të bërë punën. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Këtyre mesazheve pozitive unë përgjithësisht nuk i referohem, sepse pastaj fillon dhe sharja masive, patronazhistë. Patronazhistët meqë ra fjala, janë në super formë. Këtë vit, patronazhistët i kemi në super formë dhe patronazhimin e kemi ngritur në një nivel tjetër dhe ua kam thënë atyre që i shajnë, mos i ngacmoni sepse motivohen më shumë. Mos i cytni sepse janë ambiciozë të mëdhenj dhe janë shumë të fokusuar te kjo punë, i pëlqen shumë kjo punë dhe janë vërtet qeliza të Partisë Socialiste, dhe kush nuk është në Partinë Socialiste nuk e kupton se për çfarë po flas, dhe nuk i vë faj dhe që s’e kupton dhe flet përçart pastaj. Për shembull, një ndryshim shumë themelor midis nesh dhe të tjerëve, është se ato s’janë parti. Të tjerat nuk janë parti. Nuk kanë parti. E patë vetë çfarë ndodhi me primaret, dhe e shihni vetë se çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti. Janë çeta, janë tufa, janë turma, janë grupe, por nuk janë parti. Janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe mundohen me punë vullnetare, por nuk arrijnë dot të harmonizohen, nuk arrijnë dot të artikulohen. Është kua-kua-kua nga të 4 anët. Është qamet i madh.

“Ik se na hape barkun”. Po pse mo Bledi ta hapa barkun?! Po pse? Nuk je i detyruar të rrish këtu. Mund të dalësh. Mund të dalësh.

“Ja ka rrejt boll këtë popull, po se beson kush më, se ke gënjyer boll dhe thotë dhe një fjalë të madhe këtu me m”. O David, a më beson a nuk më beson, po e shohim më datë 11 maj, o David.

“Si ka mundësi  çdo 4 vjet ke nga 300 mijë vende pune,  po në dy vjet nuk duhet të kishin ikur të gjithë jashtë vendit”?

Tani, 300 mijë vende pune është shumë e thjeshtë, merrni e shikoni regjistrin, shikoni sa të punësuar kishte në Shqipëri kur ne morëm detyrën? 1 milionë e 23 mijë, me regjistër, të regjistruar që paguajnë detyrimet. Sot janë 1 milionë e 327 mijë. Si t’ia bëjmë tani? Si t’ia bëjmë? Janë apo s’janë? Po janë pra. Janë fakte, nuk janë muhabete. Janë ekzaktësisht, po, janë edhe kur flas unë për papunësinë, çohen ca e thonë , po patjetër se është ulur popullsia, është ulur dhe papunësia  prandaj po papunësia nuk funksionon kështu. Nuk bazohet tek numri i popullsisë, bazohet tek forca e punës, sa ka qenë forca e punës, sa është forca e punës, sa ka qenë, edhe po të shikosh forcën e punës është ndryshe dhe këto gjëra i thotë INTAT, nuk i them unë.

“Tallja më e madhe e tr.. në historinë botërore . Shanset që në pistën tonë të bëhen garat e Formula 1, zero”.

Jo është zero, shansi është i gjithi dhe është në dorën tonë dhe ne do ta bëjmë. Ne kemi komunikim, i dashur Leandro, të vazhdueshëm  me stafin teknik të Formula 1. Ai projekti që pe është bërë në konsultim të vazhdueshëm  me stafin teknik të Formula 1. Studioja që ka bërë projektin e ish-pilotit të famshëm, Alexander Ëurz, është një studio që ka licensimin nga Formula 1, që punon me Formula 1. Ne i kemi pasur këtu dhe administratorin e përgjithshëm të Formula 1, Stefano Domenicali dhe Flavio Briatoren, të dy bashkë. Kanë ardhur këtu, kanë parë vendin, kanë parë gjërat, janë shumë entuziastë për këtë, ça po flet? Por do të bëjmë ne pjesën tonë dhe atë po bëjmë. Po pse jeni kaq mosebesues, mo, po unë e kam treguar që ça them e bëj.  Vonoj ndonjëherë po nuk harroj dhe nuk vonoj unë po vonojnë të tjerët.

“Fjala kyçe e qeverisë tënde është bufi”. Jo. Fjala kyçe e qeverisë sime nuk është bufi, fjala kyçe e qeverisë sime është pasaporta evropiane e  Shqipërisë për ty, Lazër, o Lazër. Nuk është bufi. Bufi nuk është fjalë kyçe.

“Fol pastaj për perspektivën”. Po patjetër. Unë flas dy orë në ditë edhe për 30 sekonda buf që shikoni ju, ju rrotullohet mendja edhe bufa se jeni me bufin prandaj dhe nuk ju vjen mirë. Ndahuni nga bufi dhe do qeshni, se do dhe pak lezet kjo punë. Plus pastaj që ajo është mënyra e vetme që unë të flas për ta, çfarë të flas, ti marr seriozisht? Çfarë ti them, zoti filan? Nuk është zotëri, është buf.

“I paske marrë masat me i numëru me ndershmëri votat’, e thotë me ironi me demek Mira. “A je i sigurtë që fiton? Po perçen kur do ta vësh”?

Këtë të dytën se kuptova por të parën, votat numërohen nga të gjitha palët dhe numërohen me ndershmëri të plotë, mos ki asnjë merak. Pse po fitoj unë jam duke ta shpjeguar tash 12 vjet dhe prapë do fitojmë. Prapë do fitojmë, dakord? Do fitojmë se kemi bërë shumë punë por edhe se s’kemi kundërshtarë, është dhe kjo e dyta me thënë të drejtën. Ça të bëjmë? Nuk kemi kundërshtarë. Ok?

Shumë faleminderit edhe për sot e mbyllim këtë Sy m’sy. Shihemi ditën e enjte me Sy m’sy, po në mëngjes, ndërkohë do kemi Sy m’sy të tjera. Këtë punë kemi, intensivisht, gjithmonë e më intensivisht deri në 11 maj.

 

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta