Berisha takim me të rinjtë: Sapo të vijmë në pushtet, do kthejmë TikTok-un

30/03/2025 10:33

Sali Berisha e ka nisur këtë të diel me një takim me të rinjtë, në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij para tyre, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së, teksa tha se nëse ai vjen në pushtet do t’i ketë në fokusuar ata dhe premtojë se do të rikthejë TikTok.

“Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë,” tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.

Berisha theksoi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.

Ai përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare”, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta