
Covid-19 ka shpërthyer disa sëmundje që mund të ishin të fshehura në gjenet tona dhe që mund të shfaqeshin ose jo.
Një prej tyre është sëmundja autoimune e tiroides, e cila ndryshe njihet si Hashimoto dhe që nga mjekët konsiderohet si sëmundja më e mirë e tiroides.
Florian Toti, mjek endokrinolog: Është sëmundje autoimune ku qelizat luftojnë tiroiden dhe e konsiderojnë trup të huaj.
Hashimoto është sëmundje kryesisht e femrave dhe që mund të nisë edhe në moshë të re.
“Prek grupmoshën 20-50 vjeç. Raporti është 5 gra dhe një mashkull”.
Cilat janë simptomat e një personi me Hashimoto?
“Shtim në peshë”.
Një pacient me Hashimoto bën jetë normale, mund të ketë nevojë ose jo për trajtim, i cili zëvendëson hormonin që nuk prodhon tiroidja e tij.
Top Channel