“Kamera inteligjente në të gjitha shkollat”, Rama: Do të ngrihet Shoqëria Publike e Transportit Shkollor për nxënësit
29/03/2025 11:35
Të gjitha shkollat do të pajisen me kamera inteligjente theksoi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit.
Rama: Sot është 950 euro paga e mësuesve, 1250 euro në Shqipërinë e 2030. Realizuam 450 shkolla, në mandatin e katërt do të ketë 200 shkolla të reja. Shkollat s’kishin laborator kur morëm detyrën, sot kemi laborator inteligjentë, numri i laboratorëve do të jetë 1000, s’do të kemi më asnjë fëmijë që s’do të ketë akses.
Secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente, një projekt i përfunduar, financim i nënshkruar dhe vetëm tani është vetëm realizimi i projektit. Do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, do të mbyllet epoka e parave që shkojnë në lloj lloj furgonësh.
Top Channel