
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance akuzoi Danimarkën se nuk ka bërë një punë të përshtatshme për të mbajtur Groenlandën të sigurt, duke argumentuar se territori do të ishte më mirë nën “ombrellën e sigurisë” të Shteteve të Bashkuara.
“Mesazhi ynë për Danimarkën është shumë i thjeshtë: Ju nuk keni bërë një punë të mirë për popullin i Groenlandës. Ju keni investuar pak në popullin e Groenlandës dhe keni investuar më pak në arkitekturën e sigurisë së kësaj mase tokësore të pabesueshme dhe të bukur të mbushur me njerëz të jashtëzakonshëm. Kjo duhet të ndryshojë“, tha Vance në një konferencë shtypi në Pituffik Space të ushtrisë amerikane.
“Ajo që ka nënkuptuar ombrella e sigurisë e Danimarkës është, në fakt, ata ua kanë kaluar të gjitha amerikanëve të guximshëm dhe shpresojnë se ne do marrim dhe faturën. Ne thjesht po u themi popullit të Groenlandës, kur presidenti thotë, “Duhet të kemi Groenlandën”, ai do të nënkuptojë që “Ky ishull nuk është i sigurt”, tha Vance.
“Cila është alternativa? Të heqim dorë nga Atlantiku i Veriut, ti japim Arktikun Kinës, Rusisë dhe regjimeve të tjera që nuk kanë në zemër interesin më të mirë të popullit amerikan? Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të marrim një pozicion të rëndësishëm në Groenlandë për të mbajtur njerëzit këtu të sigurt, për të mbajtur edhe vendin tonë të sigurt”, shtoi zëvendëspresidenti.
Zyrtarët groenlandez dhe danezë kanë hedhur poshtë narrativën e administratës amerikane për sigurinë e territorit gjysmëautonom dhe një sondazh i gazetës në janar zbuloi se 85% e grenlandezëve nuk donin të bëheshin pjesë e SHBA-së, siç raportoi Reuters.
Top Channel