JD Vance takohet me trupat amerikanë në Arktik, zv/presidenti: Nëse SHBA nuk interesohet për Groenlandën…

28/03/2025 19:29

Zëvëndëspresidenti amerikan, JD Vance tha se shumë amerikanë mund të mos e kuptojnë pse Arktiku është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare të SHBA.

Ai tha se stacionet e trupave amerikane në Groenlandë kanë për detyrë të gjurmojnë çdo kërcënim raketash që vjen në SHBA dhe shpresojmë të rrëzojnë çdo sulm ajror.

“Ne e dimë se Rusia dhe Kina dhe vende të tjera po interesohen për kalimin e Arktikut dhe kanalet detare” tha ai, duke shtuar se rivalët po ndjekin gjithashtu të drejtat e mineraleve në rajon.

Ai vazhdoi duke thënë se nëse SHBA nuk interesohet për Groenlandën, vendet e tjera do ta bëjnë atë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta