Tarifat për makinat e importuara/ “Evropa bëri gabim serioz”, qeveria hungareze fajëson BE-në për vendimin e Trump

27/03/2025 16:45

Qeveria hungareze ka fajësuar Bashkimin Evropian për tarifat e shpallura nga Shtetet e Bashkuara për makinat e importuara, duke thënë se Brukseli duhet të kishte hequr tarifat e veta kur Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Evropa bëri një gabim serioz,” u tha gazetarëve Gergel Gulyas, drejtori i zyrës së kryeministrit Viktor Orban.

SHBA, nga ana e saj, vendosi tarifa prej 2.5% për makinat private, por 25% për automjetet komerciale dhe kamionët.

Viktor Orban, i mësuar me konfrontimet me Brukselin, është në të njëjtën kohë një mbështetës i flaktë i miliarderit republikan. “Tani jemi kthyer në një cep,” tha Gulias, duke u bërë thirrje evropianëve të negociojnë me SHBA për të gjetur një rrugëdalje përpara se tarifat të hyjnë në fuqi javën e ardhshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta