“Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri”/ Rama fton investitorët: Koha është tani, nesër do të jetë shumë shtrenjtë

27/03/2025 21:59

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ishin të pranishëm në eventin “Match-Maker Albania 2025” me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, përfshirë investitorë, agjenci të zhvillimit dhe eksportues shqiptarë për investimet në turizëm, pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë.

Rama ftoi investitorët dhe agjencitë të investojnë tani në vendin tonë.

“Është koha për të investuar në Shqipëri. Është koha për të blerë qoftë një gur në Shqipëri. Sepse nesër të gjithë do duan të blejnë dhe do jetë shumë shtrenjtë. Kështu që, çfarë doni të blini, bëjeni tani. Është koha kur Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka”.

Rama theksoi më tej potencialin e investimeve në zonat malore të vendit.

“Po rritet vëllimi i investimeve, i turistëve dhe i të gjitha llojeve të shprehjeve të in tis në hap detare dhe në atë malore. Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri, sa i takon maleve. Më e mira është në male dhe çfarëdo që dikush do të bëjë sot, në male, është diçka që do t’i shpërblehet në mënyrë të shumëfishtë. Kështu dua të falënderoj të gjithë ata që janë sot këtu”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta