
Duket se Red Bull-it i kanë mjaftuar vetëm dy gara për të bërë ndryshime në skuadrën e tyre.
Siç bëjnë me dije mediat pranë skuderisë austriake, 6-herë kampionët si konstruktorë do të ndryshojnë Liam Lawson me Yuki Tsunodën për garën e Japonisë.
23-vjeçari nga Zelanda e Re nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në dy gara dhe në një sprint, e për këtë arsye, ata kërkojnë që në Çmimin e Madh të Suzukës, të bëjnë një ndryshim për të parë si do të jetë reagimi mbrapa saj.
Vendin e tij do ta zërë pikërisht piloti japonez nga Racing Bull, skuadra “motër” e Red Bull.
Mediat raportojnë se ndryshimi do të bëhet vetëm për garën e Japonisë dhe nëse Tsunoda arrin të marrë pikë dhe t’i kalojë pritshmëritë, atëherë m shumë gjasa do të jetë ai shoku i skuadrës së Max Verstappen për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa Lawson do të jetë pjesë e Racing Bull.
Top Channel