Kryeredaktori u përfshi aksidentalisht në grupin e bisedave, The Athlantic zbulon mesazhet rreth sulmeve të SHBA-së në Jemen

26/03/2025 13:54

The Atlantic ka publikuar një artikull tjetër, këtë herë duke ndarë disa detaje të tjera të bisedës së grupit Signal rreth sulmeve në Jemen, ku bënte pjesë dhe kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg.

Artikulli i ri akuzon administratën se ka minimizuar rëndësinë e mesazheve në bisedë që i janë dërguar pa dashje Goldberg.

“Pra, në lidhje me bisedën Signal.

Të hënën, pak pasi publikuam një histori në lidhje me një shkelje masive të sigurisë nga administrata Trump, një gazetar pyeti sekretarin e mbrojtjes, Pete Hegseth, pse ai kishte ndarë planet për një sulm të ardhshëm në Jemen në aplikacionin e mesazheve Signal. Ai u përgjigj: ‘Askush nuk po dërgonte mesazhe për planet e luftës. Dhe kjo është gjithçka që duhet të them për këtë’.

Në një seancë dëgjimore të Senatit dje, drejtori i inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard dhe drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Ratcliffe, u pyetën të dy në lidhje me bisedën e Signal, në të cilën Jeffrey Goldberg, kryeredaktori i The Atlantic, u përfshi pa dashje nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz. ‘Nuk kishte asnjë material të klasifikuar që ishte shpërndarë në atë grup Signal’, u tha Gabbard anëtarëve të Komitetit të Inteligjencës së Senatit”, shkruhej në hyrje të artikullit nga The Atlantic.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta