
Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit.
Émile Soleil u zhduk në korrik të vitit 2023, ku ishte parë për herë të fundit në kopshtin e banesës së gjyshërve të tij në një fshat në Alpet Franceze, Le Haut-Vernet. Nëntë muaj pas zhdukjes së tij, eshtrat e tij u zbuluan nga një alpinist pranë fshatit.
Hetimi për vdekjen e vogëlushit ka marrë një kthesë tronditëse, ku janë katër të akuzuar, përfshirë këtu gjyshërit e Émile dhe dy nga fëmijët e tyre, të cilët janë arrestuar nga policia franceze.
Dy të moshuarit akuzohen për veprat penale “vrasje vullnetare” dhe “fshehje të një kufome”.
Rasti ngjalli gjithashtu vëmendjen e mediave, veçanërisht rreth gjyshit të Émile, i cili u mor në pyetje nga policia në vitet 1990 për dhunë dhe sulm seksual në një shkollë private.
Megjithatë operacionet mjeko-ligjore janë ende në vazhdim, ku priten të zhvillime të reja.
Top Channel