Ecuria në rritje e turizmit nga viti në vit është përkthyer edhe në më shumë të ardhura nga ky sektor për vendin tonë.

4.99 miliardë euro u regjistrua në vitin 2024 nga turizmi sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë për bilancin e pagesave.

Duke regjistruar kështu rekord, krahasuar edhe më prurjet para viti 2019, kur vendi u prek nga pandemia.

Fluksi më i madh i të ardhurave erdhi kryesisht nga muajt e sezonit turistik me 1.9 miliardë euro. Por një rritje është vërejtur edhe në tremujorin e dytë dhe të katërt, çka tregon një interes edhe gjatë periudhave të tjera të vitit.

11.7 milionë turistë në 2024 gjeneruan plot 4.99 miliardë euro, ose thënë ndryshe një i huaj shpenzoi mesatarisht në vendin tonë 426 euro. Duke arritur kështu vlerën më të lartë të shpenzuar për person në vendin tonë.

Teksa të huajt po eksplorojnë vendin tonë, biletat low cost bën që më shumë shqiptarë të udhëtonin jashtë. Nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 2.7 miliardë euro përgjatë vitit të kaluar. Mesatarisht një shqiptarë shpenzoi 342 euro.(grafik)

Fluksi i lartë i të huajve në vend ka krijuar edhe një bilanc pozitiv në sektorin e turizmit. 2.3 miliardë euro është bilanci i udhëtimeve me një rritje 25% me bazë vjetore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta