Mjeku i Papa Françeskut flet për momentin më kritik të shëndetit të tij: Menduam të braktisnim trajtimin

25/03/2025 18:21

Një “moment përcaktues” në shëndetin e Papa Françeskut bëri që stafi mjekësor të konsideronte “ndërprerjen e trajtimit të Papës”, që për pasojë do të sillte vdekjen e tij.

Mjeku Sergio Alfieri tha për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ se momenti më kritik për Papa Françeskun erdhi më 28 shkurt, kur Papa pësoi një krizë të frymëmarrjes dhe thithi të vjellat e tij.

“Duhet të zgjidhnim nëse do ta ndalonim trajtimin duke e lënë të vdiste apo të vazhdonim mjekimet. Dhe në fund, ne zgjodhëm këtë rrugë,” tha mjeku.

Papa Françesku la spitalin më 23 mars pas 38 ditësh shtrimi në spital.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, Vatikani dha detaje për gjendjen shëndetësore të Papës.

Papa është kthyer në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, ku do të marrë trajtim, duke përfshirë lëvizjen dhe fizioterapinë në lidhje me sistemin e frymëmarrjes, veçanërisht për të rivendosur zërin e tij, dhe do të angazhohet në lutje personale, sipas Vatikanit.

Mjekët gjithashtu e këshilluan Papën që të ketë ndihmë mjekësore 24 orëshe, duke përfshirë terapinë me oksigjen, në rast urgjence.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta