
Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në vendin e punës në Maniago të Italisë.
Viktima është identifikuar si Daniel Tafa, teksa sipas mediave italiane, i riu ishte duke punuar në një makinë për stampimin e ingranazheve industriale, kur një pjesë metalike nga makineritë e ka prekur në kurrizin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke i marrë jetë menjëherë.
Autoritetet po kryejnë hetimet, ndërsa kanë vënë nën sekuestro përkohësisht kompaninë.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, viktima ishte djali i një emigranti nga Kavaja dhe punonte në të njëjtin vend me babanë e tij. Sakaq punëtorët e tjerë të kompanisë kanë vendosur të bëjnë një grevë 3-ditore pas incidentit tragjik.
Top Channel