
13-vjeçarja shqiptare kampione bote! Liga rinore e karatesë, vajza nga Lushnja triumfon në Kroaci ku morën pjesë 4 mijë garues
04/07 19:33
Botërori 2026 po fillon të marrë formë, me kombëtaren e tretë që siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës, veç tre vendeve pritëse.
Pas SHBA-së, Kanadasë, Meksikës, Japonisë dhe Zelandës së Re, skuadrave që do të marrin pjesë në Botëror i bashkohet edhe Irani.
Përfaqësuesja nga Lindja e Mesme barazoi 2-2 me Uzbekistanin, duke u mjaftuar me një pikë për të shkuar në Botëror.
Ishte sulmuesi i Interit, Mehdi Taremi i cili realizoi të dyja golat për Iranin, të cilat i mjaftuan për të qenë pjesë e Kupës së Botës për të katërtën herë radhazi.
Top Channel