“Shehu ka bërë mirë, i ngjan pak atij në lojë.” / Asllani për DigitAlb pas fitores me Andorrën: Nuk mund të gjuaj gjithmonë ashtu.

24/03/2025 23:12

Kristjan Asllani ishte protagonist në golin e parë të Manajt, në fitoren 3-0 të Shqipërisë përballë Andorrës në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prononcimin e tij për DigitAlb, mesfushori u ndal te loja e krahu debutuesit Shehu dhe te gjuajtjet e tij, të cilat përfunduan jashtë kuadratit.

“Rezultati ishte gjëja kryesore. Sot e kishim ne topin. Para 3 ditësh nuk e kishim ne topin. Bëmë mirë që zhbllokuam që në fillim ndeshjen dhe pastaj kontrolluam topin. Kam bërë një ndeshje të mirë. Jam i lumtur. Shehu ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Besoj i ngjaj pak atij. I bëj komplimente sepse ka bërë një super ndeshje.

Nuk është se dua të godas me të majtën. Por dolën dy raste ashtu. Kur luaj këtu, topat shkojnë lart. Por nuk mund të gjuaj gjithmonë kështu, sepse është katastrofë. Unë s’kam asnjë ritual. Jam gjithmonë i qetë para ndeshjes. Në fund të fundit është futboll, por të luash këtu është gjithmonë emocion”, tha Asllani për DigitAlb.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta