
Të shtëna me me armë zjarri kanë ndodhur sërish në Vushtrri të Kosovës.
Sipas informacioneve të para, pronari i një furre buke ka vrarë me armë zjarri punonjësen dhe më pas ka qëlluar veten në fshatin Stanovc.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar vdekjen e dy personave.
“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka njoftuar prokuroria e Mitrovicës.
Kujtojmë se një ditë më parë një tjetër vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.
Top Channel