Një tjetër hap në përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, Putin i bën dhuratë Trump-it, ja për çfarë bëhet fjalë

24/03/2025 15:52

Duket se Moska dhe Uashingtoni kanë kaluar në shkëmbimin e dhuratave, pasi sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë një “dhuratë shumë personale” homologut amerikan, Donald Trump.

Pala ruse kërkoi të dërguarin e presidentit amerikan, Steve Witkoff, për t’i dorëzuar dhuratën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk tha se çfarë ishte dhurata, por sipas mediave amerikane, Vitkov tha se ishte një portret i Trumpit i pikturuar nga një artist i shquar rus.

Kremlini nuk do të japë informacione të mëtejshme zyrtare për dhuratën, e cila ishte personale, përveç nëse Putin vendos të japë më shumë detaje vetë, tha Peskov.

Kujtojmë se pas marrjes së mandatit të dytë, Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putin, ku kanë diskutuar disa çështje. Dje, Kremlini tha se mund të planifikohet një takim allë për ballë mes dy presidentëve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta