Fitorja me Andorrën dhe kritika për Ernest Muçin, Sylvinho nuk “kursehet”: Në Kombëtare ka meritokraci, vlen çdo gjë

24/03/2025 23:44

Fitorja me Andorrën duket se e ka bërë të lumtur trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Në një prononcim për DigitAlb pas ndeshjes, ai u ndal te skema dhe loja e ekipit të tij, teksa duket se nuk ka kursyer dhe kritikat për Muçin, i cili nuk u aktivizua në asnjë nga dy ndeshjet e marsit.

“Ishte strategji loje rreshtimi në Angli, këtu ishte ndeshje komplet ndryshe. Provuam të niseshim në kundërsulm ishte e vështirë. Por bëmë një ndeshje të mirë. Ishte një ndeshje ndryshe me Anglinë, këtu ishte ndryshe, kishim nevojë për lojtarë në krahun e djathtë të hapnim fushën. Edhe Shehu është lojtar shumë i fortë, që hap lojën. Kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, jam krenar. Strategjikisht nuk është se nuk më pëlqyen me Anglinë por ishin ndeshje të ndryshme.

Ishte e nevojshme të fitonim që të hynim përsëri në grup, nuk është e thjeshtë të shkojmë në Botëror, kemi bërë Europian për herë të dytë, në Botëror është shumë më e vështirë. Këtu nuk mund të lësh pikë, është detyrim, nuk është e thjeshtë, bëmë mirë. Tani të shohim në qershor dhe do të garojmë me të gjithë.

Jam i lumtur me të gjithë, edhe me Brojën, vjen nga dëmtimi. Jemi shqetësuar për situatën në klub.  Është një lojtar si shumë të tjerë që stërviten e luajnë çdo javë. Ai nuk ishte gati për 90 minuta, në Angli luajti 30, këtu bëri më shumë e bëri mirë, dëshira është që të kthehen dhe të vazhdojnë të luajnë në klub. Ai është një lojtar i fortë, që ka një vit e gjysmë a dy që nuk ka një seri aktivizimi. Ka bërë mirë me ne, shpresojmë që të vazhdojë në të ardhmen dhe të mos ketë dëmtime.

Mund të ndodhë përsëri që të luajë Broja në krah. Në aspektin strategjik Broja dhe Hoxha duhej të shfrytëzonin gjerësinë. Broja mund të luajë 9, por edhe 7, jo vetëm një kundër një, bën hyrje mes qendrave, është lojtar i shpejtë, me cilësi, Mund ta përdorim si sulmues të parë, si i dytë, apo edhe në këtë pozicion në varësi të kundërshtarit.

Më pëlqeu mesfusha, me më shumë cilësi teknike, me shumë ndarje loje, lehtësoi që topi të shkojë te Broja, Hoxha e Manaj. Shpërndahet mirë topi, kemi mesfushorë të tjerë të fortë, Ramadani ishte titullar. Tani kanë ardhur dy nga U21, Berisha e Pajaziti që më pëlqejnë, kemi mundësi.

Sa i përket Muçit e shumë të tjerëve, kjo është meritokraci, lojtari që është jashtë duhet të marrë vendin e atij në pankine dhe ai në pankinë, atij që luan. Në kombëtare luhet 10 ditë, vlen çdo nxemje, çdo ushtrim, çdo mbajtje topi ka rëndësi. Se nuk ka kohë, ata janë pak ditë, duhet të shpejtojnë të gjithë. Ai që përshpejton, merr vendin. Por duhet të përshpejtojnë të gjithë. Varet nga lojtari. Uzuni ishte mirë në Angli, hyri mirë në lojë, shënoi. Ky është rrugëtimi natyral”, tha Silvinjo për “DigitAlb”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta