VIDEO/ Arrihen tre pikët e para në kualifikueset e Botërorit, Shqipëria “shkëlqen” me Andorrën dhe ndez ‘motorët’ për… Serbinë

24/03/2025 22:38

Shqipëria ka arritur fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2026, duke triumfuar 3-0 përballë Andorrës në “Arenën Kombëtare”.

Pas disfatës me Anglinë, kuqezinjtë e Sylvinhos arritën pikërisht atë që donin kundër ekipit më të dobët në letër, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, të cilën e arritën pa probleme.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 9’ me Manajn, i cili pas një krosimi të asllanit, goditi me kokë dhe solli festën në stadium.

Pas 11 minutash ishte po Manaj, i cili pas një super veprimi të Brojës brenda zonës dhe asistit të tij, dyfishoi shifrat, gol që solli dhe qetësinë në kampin kuqezi.

Pjesa e dytë u kontrollua më mirë nga ana e të besuarve të Sylvinhos, me brazilianin që vendosi të mos rrezikonte dhe lojtarë si Gjimshiti, Broja e Laçi duke i zëvendësuar.

Në fund kishte festë dhe për Uzunin, i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes, i cili u konfirmua dhe nga VAR.

Miqtë nga ana tjetër nuk kishin asnjë rast të rrezikshëm, me Strakoshën që shumë rrallë herë preku topin gjatë këtij takimi.

Kështu Shqipëria shkon në kuotën e tre pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke parakaluar Letoninë dhe pas Anglisë kryesuese.

Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.

REZULTATI:

SHQIPËRI 3-0 ANDORRA

Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Shqipërisë!

90+2′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-0/ Uzuni shënon me kokë dhe pas konfirmimit të VAR nis festën me shokët e skuadrës. (VIDEO)

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85′ Uzuni hedh një krosim drejt zonës, që ndalet nga mbrojtja. Më pas Pajaziti provon me një gjuajtje fluturimthi, por topi devijohet dhe shkon në këndore.

80′ Fernandez shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Uzuni pengohet në zonë dhe pretendon një penallti, por gjyqtari vijon lojën.

76′ Zëvendësim te Andorra. Largohet Borra dhe në vendin e tij futet Llovera.

75′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Laçi dhe Broja, në vendet e tyre futen Pajaziti dhe Uzuni.

67′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Gjimshiti dhe në vendin e tij futet Kumbulla.

61′ Tre zëvendësime te Andorra. Largohen Rosas, Rebes dhe Rubio, në vendet e tyre futen Fernandez, Da Silva dhe Rodrigo.

49′ Laçi lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, tentativa e të cilit u ndal në duart e portierit Alvarez.

47′ Manaj futet në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundoi jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!

41′ Asllani godet nga distanca, por topi shkon sërish lart kuadratit.

25′ Manaj provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por ndalet nga portieri Alvarez.

20′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Broja lëviz në mënyrë fantastike në zonë dhe më pas pason për Manajn, i cili nuk gaboi përpara portës. (VIDEO)

9′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Rey Manaj godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë. (VIDEO)

6′ Asllani provon me një goditje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

2′ Babot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta