Fshati pa rrugë! Psari shumë afër Ersekës, por rruga është e mjerueshme

22/03/2025 12:57

Fshati Psar në Kolonjë ndodhet vetëm gjysëm kilometri larg qytetit të Ersekës por pavarësisht distancës së vogël nga qendra e bashkisë, ai ka një infrastrukturë rrugore në gjendje të mjerueshme.

Në këtë paralagje të Ersekës përveç rrugës kryesore që duhet rikonstruktuar kërkohet edhe ndërhyrja në rrjetin e brendshëm të fshatit ku për vite me radhë nuk janë bërë investime të cilat do të përmirësonin përditshmërinë e banorëve.

Për ata pak banorë që nuk e kanë braktisur fshatin, shpresa duket e humbur.

Mungesa e investimeve dhe shërbimeve për vite me radhë në fshatra, krahas faktorëve të tjerë ka bërë që banorët e tyre t’i braktisin për të emigruar jashtë vendit apo drejt qyteteve të mëdha ku pavarësisht vështirësive me të cilat përballen, arrijnë të sigurojnë një jetesë më të mirë.

Top Channel