
Banorë të Shkallnurit protestuan sot për gjendjen e rënduar të rrugës që kalon në zonën e tyre dhe e lidh “kodrën e hasianëve” me aksin kombëtar. Ata kërkojnë nga bashkia e Durrësit zgjerimin e të vetmes rrugë që kanê.
“Asnjëherë nuk ka vënë dorë shteti, as në rrugë, as në ndriçim. Kemi probleme të më dha me fëmijët. Një njeriut tonë i vdiqën dy fëmijë në aksident. Rruga është e bllokuar e nuk kalohet fare me makina. Kemi probleme me rrugën e as zgjerim nuk bëhet”, thonë banorët.
Një nga shqetësimet kryesore të tyre është dhe mbikalimi jo funksional, njëra nga këmbët e të cilit përfundon brenda shkollës 9-vjeçare “Hamza Muça”, si dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë që ka sjellë aksidente tragjike në zonë.
“Nuk ka as vija të bardha, as paralajmërim për shkollën. Mbikalimi nuk funksionon fare”, shprehen banorët.
Banorët e vendosur në zonë pas vitit 1990 paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse problematikat infrastrukturore, të neglizhuara prej mbi 30 vitesh, nuk marrin zgjidhje të shpejtë.
Top Channel