Nuk u grumbullua për shkak të dëmtimit, Hysaj komenton sfidën me Anglinë: Mendja te Kupa e Botës, Wembley është lloji i stadiumit që…

21/03/2025 19:06

Elseid Hysaj është një mungesë e madhe për Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2026.

Mbrojtësi shqiptar, i cili u dëmtua gjatë ndeshjeve me Lazion disa javë më parë, ka folur për UEFA-n, duke komentuar takimin e parë të kuqezinjve, atë me Anglinë.

Ai thotë se emocionet të luash në Wembley janë të mëdha, ndërsa theksoi se futbollistët e Kombëtares e kanë mendjen vetëm të objektivi i vetëm, arritja drejt Botërorit.

“Wembley është lloji i stadiumit që lejon një lojtar të përjetojë të gjitha emocionet më të bukura që ekzistojnë. Ne jemi përmirësuar shumë dhe besoj se të gjithë lojtarët tanë e kanë mendjen te Kupa e Botës”, tha Hysaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta