
“Rritje ekonomike 3.8% në 2025”, FMN: Ndikoi turizmi, por parashikojmë që rritja e tregtisë globale do të ulet më shumë se prodhimi
24/04 15:51
Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke u mposhtur 2-0 nga Anglia në Wembley.
Në prononcimin e tij për DigitAlb, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti tregoi se çfarë i mungoi skuadrës përballë “Tre Luanëve”.
“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikë. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”, u shpreh Gjimshiti për DigitAlb.
Top Channel