Kualifikueset e Botërorit 2026/ Rivalët e Shqipërisë e nisin me tre pikë, Letonia mund Andorrën në Grupin K

21/03/2025 22:49

Kualifikueset e Botërorit 2026 kanë nisur me pak gola në 6 ndeshje të luajtura.

Në Grupin K, aty ku bën pjesë Shqipëria, Letonia arriti të fitonte 0-1 me Andorrën, duke marrë vendin e dytë pas Anglisë, teksa Serbia ende nuk e ka luajtur ndeshjen e saj të parë.

Sfidat e tjera të këtij grupi do të luhen pas tre ditësh, me Shqipërinë që do të presë në “Arenën Kombëtare” Andorrën, ndërsa Anglia do të presë Letoninë.

Në grupet e tjera, Polonia mundi me vuajtje Lituaninë 1-0, Finlanda triumfoi 0-1 në transfertë me Maltën, Bosnja surprizoi Rumaninë në transfertë, ndërsa Qipro triumfoi 2-0 me San Marinon.

REZULTATET:

ANDORRA 0-1 LETONI

QIPRO 2-0 SAN MARINO

MALTA 0-1 FINLANDA

POLONI 1-0 LITUANI

RUMANI 0-1 BOSNJE & HERCEGOVINË

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta