
Rreth orës 15:30 shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për 2 zjarre në banesa, një në lagjen “Granicë” dhe një në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.
9 efektivë me dy automjete zjarrfikës dhe një automjet mbështetës ishin pjesë e ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve.
Zjarri në lagjen “Granicë” kishte rënë në një ambient të jashtëm të banesës së përshtatur për mbajtjen e pajisjeve shtëpiake të vjetra.
Zjarri u kap në kohë dhe nuk pati dëme përveç dëmeve të vogla materiale. Zjarri tjetër ra në katin e dytë të një pallati po në lagjen 18 Shtatori. Zjarri u konfirmua se ishte shkaktuar nga një masë elektrike tek kondicioneri i banesës dhe po merrte përmasa me shpejtësi.
Flakët dhe tymi po depërtonin në drejtim të katit të tretë të pallatit brenda pak minutash. Zjarri u neutralizua në kohe dhe u mundësua shuarja e plotë e tij duke mos lejuar avancimin dhe rrezikimin e banesave të tjera.
Top Channel