Tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor, arrestohet 16-vjeçari në Gjirokastër

20/03/2025 16:14

Një 16-vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi tentoi të grabiste një pikë këmbimi valutor.

Policia ka arritur të identifikojë, kapë dhe vendosë në pranga autorin e dyshuar të tentativës për vjedhje në një pikë për këmbimin valutor. Autori u identifikua si shtetasi J.D., 16 vjeç banues në Gjirokastër.

Uniformat blu kanë sekuestruar një armë pistoletë e dyshuar lodër, e përdorur gjatë tentativës për vjedhje.

Përveç saj janë sekuestruar veshjet që ka patur autori, 3 mjete prerëse (thika), 3900 kartëmonedha dollarë të dyshuara të falsifikuara, 1 peshore elektronike, 1 maskë dhe 1 aparat metalkërkues, që u gjetën në banesën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta