Izraeli nis ofensivë tokësore në Gaza, vriten 71 persona që në orët e para të ditës!

20/03/2025 09:45

Protestat nëpër rrugë të izraelitëve që duan paqe nuk e kanë ndaluar Benjamin Netanyhun t`i shkojë deri në fund planit të tij.

Pak pas rifillimit të sulmeve ajrore në Rripin e Gazës, ushtria e shtetit hebre filloi dhe një operacion tokësor me pretendimin se synon të krijojë përsëri një “zonë tampon”.

Trupat tokësore kanë zgjeruar si pjesë të ofensivës edhe kontrollin e tyre në të ashtuquajturin Korridori Netzarim, i cili ndan brezin bregdetar në gjysmën veriore dhe atë jugore. Trupat izraelite thuhet të kenë avancuar me shpejtësi tashmë deri në mes të korridorit. Me nisjen e avionëve luftarakë drejt enklavës së munduar nga konflikti, Izraeli rrëzoi armëpushimin që kishte qenë në fuqi që nga mesi i janarit, duke dërrmuar kështu shpresat për normalitet të dhjetëra-mijëra palestinezëve që u kthyen në shtëpitë e tyre në veri të rajonit bregdetar. Sipas A; Jazeeras, vetëm mëngjesin e sotëm në Gaza janë vrarë të paktën 71 palestinezë, përfshirë gra e fëmijë nga bombardimet në veri dhe në jug të territorit.

Këto vdekje rëndojnë edhe më shumë bilancin e 436 jetëve të humbura në anën palestineze që prej shembjes së pushimzjarrit të martën. 183 prej tyre janë fëmijë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ketë evakuime të palestinezëve nga zonat e luftimit në Rripin e Gazës. Izraeli po përgatitet të zgjerojë ofensivën e tij të re ushtarake, tha Katz.

Nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura izraelite, “Izraeli do të veprojë me një intensitet që nuk e keni parë kurrë më parë,” deklaroi ai. Sipas ushtrisë izraelite 34 prej 59 pengjeve të mbetur në duart e Hamasit, thuhet të kenë vdekur.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta