Portreti gjysmë Putin, gjysmë Trump në mediat ruse! Pse në Moskë telefonata mes dy liderëve shihet si fitore? Çfarë pritet të ndodhë

19/03/2025 14:26

Moska e lexon me nota optimizmi bisedën telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin, me homologun amerikan, Donald Trump.

Në titujt e sotëm në mediat ruse, shkruhet se biseda shkoi mirë.

Putin dhe Trump ranë dakord të punojnë së bashku për zgjidhjen e Ukrainës”, shkruan Izvestia.

Telefonatë rekord Putin-Trump”, deklaron Komsomolskaya Pravda. “Siç janë gjërat, Rusia ka shënuar një fitore diplomatike këtu”, shkruhet në faqen online të gazetës.

Gazetari i BBC-së, Steve Rosenberg, që mbulon çështjet e Rusisë, thotë se në vend që të ushtronte presion ndaj Moskës me kërcënimin e sanksioneve dhe ndëshkimeve edhe më të ashpra, për ta bërë Rusinë të nënshkruajë planin e saj, administrata amerikane reagoi duke lavdëruar liderin e Kremlinit.

Ne patëm një telefonatë fantastike”, tha Donald Trump për Fox News.

Moska jo vetëm që nuk ra dakord për një armëpushim pa kushte, por presidenti Putin vendosi parakushtet e tij për paqen, vijon BBC. Ato përfshijnë fundin e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin si dhe ndalimin e mobilizimit në Ukrainë. Është e vështirë që Kievi të pajtohet me ndonjë nga këto.

Por a mund të bindet përfundimisht administrata Trump, nga Moska, se kushte të tilla janë të pranueshme? Dhe nëse po, a do ta detyronte Uashingtoni Ukrainën t’i pranojë ato?

Shumë mund të varet nga fakti nëse Kremlini mund ta bindë Presidentin Trump se ai ka më shumë për të fituar nga zhvillimi i lidhjeve të mira me Moskën sesa duke mbrojtur Ukrainën, shkruan BBC, në analizën e vetë.

Putin së fundmi ngriti perspektivën e bashkëpunimit SHBA-Rusi në prodhimin e aluminit dhe minierat e rralla. Dhe duket se mesazhi po kalon.

Ne do të donim të kishim më shumë tregti me Rusinë”, tha Donald Trump të martën në intervistën e tij me Fox Neës.

Moska mund të shpresojë që të sigurojë një marrëveshje të pranueshme për Ukrainën për t’i dhënë fund luftës.

Logjika e Moskës është që t’i bëjë marrëdhëniet ekonomike me Amerikën aq fitimprurëse, saqë ndërprerja e tyre do të ishte shumë e kushtueshme për Shtetet e Bashkuara”, shkruan gazeta pro- Kremlinit, Izvestia.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta