
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut Berat këtë të martë.
Kreu i PS iu drejtua kandidatëve që të mos ndërhyjnë në garën për zgjedhjet.
Ai theksoi se në çdo listë janë respektuar të gjitha komunitetet, bashkitë, moshat apo gjinitë.
Rama: Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni këtë, por nuk duhet të ndërhyni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa interferenca. Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, bashkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë.
A do të fitojë vendi a s’do të fitojë në raport me pozicionin e vet në hartën e Evropës ky është 11 maj se ne na është hapur një mundësi reale, konkrete që të bëhemi anëtarë të BE. Në çdo takim është njëri që hap gojën dhe kur s’është ndonjëri që se hap gojën ka diçka që nuk shkon këtu.
Top Channel