
Dy astronautë të NASA-s të bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ISS, që nga qershori i vitit, kanë nisur tashmë udhëtimin e tyre të rikthimit në Tokë përmes një kapsule SpaceX Dragon.
Suni Williams dhe Butch Wilmore u dërguan në kozmos, në atë që duhet të ishte thjeshtë një mision tetë-ditor por që u kthye në një makth 9 mujor pas problemeve teknike me anijen e tyre hapësinore Boeing Starliner, e cila pas disa javë riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike.
Udhëtimi për në shtëpi pritet të zgjasë pothuajse 17 orë. Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke i hapur kështu rrugën rikthimit në Tokë të Wilmore dhe Williams.
Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX qe nisur nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor.
Top Channel