Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Kamëz

18/03/2025 14:11

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës por është raportuar sot nga Policia.

I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës.

Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta