Nis seanca e fundit plenare para zgjedhjeve/ Rrëzohet propozimi i PD për futjen në rend dite të Avokatit të Popullit

17/03/2025 10:33

Nis seanca e fundit plenare para zgjedhjeve, për t’u rikthyer në 20 maj.

PD propozoi ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, por nuk u miratua pasi propozuesit munguan në nisje të seancës.

Deputetët e opozitës erdhën më vonë në seancë plenare.

Sot në Kuvend pritet të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH.

Në Komisionin e Medias u dakordësua për 10 emra të anëtarëve të rinj, ku 5 propozime i përkasin maxhorancës dhe 5 opozitës.

Anëtarët e rinj që pritet të votohen në Kuvend janë Enio Civici, Pano Xhixho, Alket Braho, Zamira Kita, Lorenc Vangjeli, Bujar Kapexhiu, Osman Mula, Petrit Beci, Rajmonda Bulku dhe Robert Budina.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025
2. Njoftime
3. Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.75/2019, “Për Rininë””
5. Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)”
6. Projektvendim “Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”
7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”
8. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”
9. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”
10. Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave
11. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Alma (Liço) Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
13. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
14. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Enio Civici anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
15. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Pano Xhixho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
16. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Alket Braho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
17. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Zamira Kita anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Lorenc Vangjeli anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
19. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Bujar Kapexhiu anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
20. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Osman Mula anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
21. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Petrit Beci anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
22. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Rajmonda Bulku anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
23. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Robert Budina anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
24. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”
25. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Lista e harmonizuar, date 17 mars 2025

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta