EMRI/ I vuri zjarrin dy automjeteve të xhaxhait të tij, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

17/03/2025 13:09
Foto ilustruese

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi Marjus Xhepa, 30 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë flakën dy automjeteve të xhaxhait të tij gjatë natës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, Tiranë.

“I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta