Rama ndan pamjet nga Tuneli i Murrizit: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit

16/03/2025 08:24

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga Tuneli i Murrrizit.

 “Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit”, shprehet Rama ndërsa ka ndarë edhe komentet e vendasve.

“MIRËMËNGJES dhe me zërin e qytetarëve, jo vetëm të Dibrës, për Tunelin e Murrizit që na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Me hapjen e Tunelit të Murrizit do të shkurtohet në vetëm 2 orë udhëtimi nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, si dhe pritet të nxisë dhe rritjen ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.

Në total, Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 kilometra dhe lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta