
Identifikohet autorin i dyshuar i aksidentit që i mori jetën një 55-vjeçari në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”.
Uniformat blu bëjnë me dije së është shpallur në kërkim shtetasi D.J., 29 vjeç.
Viktimë e këtij aksidenti mbeti 55-vjeçari, Ilir Mimini.
Njoftimi i policisë:
Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit. Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.
Vijon puna për kapjen e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel