
Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjidhet sot, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos.
Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë do të mbahet në Qendrën Sinodike.
Sinodi i Shenjtë është organi më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare.
Kryepeshkopi i ri do të pasojë kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, i cili drejtoi Kishën Orthodokse për 33 vite.
“Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë“, thuhej në njoftim.
Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në një spital në Athinë.
Ai mbylli sytë përgjithmonë si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve, ndërsa ndodhej prej javësh nën kujdesin e mjekëve në spital.
Top Channel