
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA mund të nisë diskutime dypalëshe me vendet për të vendosur marrëveshje të reja tregtare pasi tarifat të zbatohen për partnerët kryesorë tregtarë.
“Ne do të vendosim tarifa për vendet reciproke me atë që na imponojnë, nuk është kundër Kanadasë, nuk është kundër Meksikës, nuk është kundër BE-së, është kundër të gjithëve,” tha Rubio gjatë një intervistë.
“Nga ajo bazë e re e drejtësisë dhe reciprocitetit, ne do të angazhohemi, potencialisht, në negociata dypalëshe me vendet në mbarë botën për marrëveshjet e reja tregtare që kanë kuptim për të dyja palët,” shtoi ai.
Sekretari i Shtetit tha se administrata Trump “do të vendosë një status quo të re dhe më pas ne mund të negociojmë diçka nëse ata duan”.
Top Channel