Fëmijët te psikologu/ Problemet nisin që 7 vjeç, druhen se mos paragjykohen nga të rriturit

16/03/2025 12:59

Fëmijët tanë po bëhen gjithnjë e më të vetmuar dhe më të ekspozuar ndaj problemeve të shëndetit mendor.

Frika për tu shprehur me prindërit është e madha se do të pyeten apo do të paragjykohen me fjali të tipit “çfarë ke, asgjë nuk të mungon”. Kjo i bën ata të tërhiqen dhe mos e kërkojnë më ndihmën e psikologut, megjithëse kanë shumë nevojë për të.

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike: Nëse më përpara para 10 viteve ka qenë mosha e gjimnazit më tepër, 5 vitet e fundit vihet re që është ulur shumë pragu, që në moshën 7-vjeçare dhe lart ka probleme të shëndetit mendor.

Jo vetëm ankthi por probleme edhe më të forta. Çrregullimi obsesiv kompulsiv, fëmijët kanë probleme të shumta të disiplinës, të vëmendjes së obsesioneve, të vetëlëndimit, vetëdëmtimit në 5 vitet e fundit.

Cila janë ato shenja që duhet të shërbejnë si kambanë alarmi?

“Tërheqja e fëmijës në dhomë, nuk do të jetë pjesë e familjes në ngrënien e drekës apo darkës. Mban telefonin ose mjetin e tij me kod të fshehur. Prindërit kanë të drejtë për kontroll por fëmijët nuk e tolerojnë këtë dhe nuk e lejojnë të ndodhë. Largimi nga orët e mësimit, nuk kanë dëshirë të shkojnë në shkollë. Kanë probleme edhe më të ushqyerën, hanë më pak, flenë vonë. Prindi mendon se po fle por nëse bën një rikontroll mund të shohë që është zgjuar”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta