“Malin nuk e bën balta”/ Pandeli Majko poston foton kur kandidoi për herë të parë për PS-në

15/03/2025 12:08

Deputeti socialist Pandeli Majko ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga fillimet e karrierës së tij politike, që në vitin 1992.

Majko ka postuar postuar një foton e 33 viteve më parë, kur ai kandidoi për herë të parë për Partinë Socialiste.

“Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992!… Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!

Partia Socialiste është një mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta!
Do tja dalim!”-shkruan Majko krahas fotos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta