Ndërroi jetë 57-vjeçari, u plagos vajza dhe bashkëshortja/ Arrestohet shoferi që parakaloi gabimisht në aksin Shkodër- Hani i Hotit

14/03/2025 11:48

Shoferi që parakaloi gabimisht në aksin Shkodër- Hani i Hotit duke lënë të vdekur një person ka rënë në prangat e policisë.

Në pranga ra P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

65 vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe, bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K, të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta