VIDEO/ Zjarr në malin e Moravës, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës në luftë me flakët

13/03/2025 18:29

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në bashkinë e Devollit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi. Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku ne terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta