Rusia kërkon paqe afatgjatë, diplomatja ruse: Takimet me kolegët amerikanë mund të bëhen sot

13/03/2025 18:17

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, pasi theksoi se ende nuk ka pasur takime mes zyrtarëve nga Rusia dhe SHBA, nuk përjashtoi mundësinë që ato të ndodhin edhe sot.

“Takime të tjera, që ne planifikojmë t’i mbajmë, nuk janë zhvilluar deri më tani. Ato mund të zhvillohen që sot, por ne ende nuk kemi marrë pjesë në to. Kur të ndodhin do t’ju ​​informojmë”, u tha gazetarëve diplomatja ruse.

Ajo vuri në dukje deklaratat e mëparshme të ndihmësit presidencial rus Yuri Ushakov në lidhje me diskutimet që janë zhvilluar.

Kujtojmë se këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, telefonoi Yuri Ushakov të mërkurën për ta informuar për rezultatin e bisedimeve me delegacionin ukrainas në Jeddah.

Këshilltari i Kremlinit u tha gazetarëve se ai e informoi Waltz-in për vendosmërinë e Moskës për të arritur një zgjidhje afatgjatë të konfliktit sepse armëpushimi i propozuar 30-ditor nuk do t’i shërbente Rusisë dhe vetëm do t’i jepte Ukrainës mundësinë për t’u rigrupuar.

Ushakov vuri në dukje gjithashtu se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se ideja e anëtarësimit të Kievit në NATO është e përjashtuar si pjesë e një zgjidhjeje afatgjatë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta