
Gazetari Arion Sulo bëri një analizë në lidhje me listat e PD dhe PS për zgjedhjet e 2025.
Teksa ishte i ftuar në Top Story, Sulo u shpreh se reagimet e shprehura në PD janë më të qarta se ato të PS.
Sakaq ai quajti hipokrizi deklaratat e socialistëve të cilët janë në listat e hapura dhe kanë thënë se e presin me gëzim.
“Ajo që më vjen në mendje është reagimi i Dash Sulës, reagim normal. Një deputet që ka dhe votën në Peqin që nuk përfshihet në listë që edhe në Primare doli i pari.
Te PD e kanë shprehur reagimin dhe është më e qartë. Si Hysee Kadiu, i cili dha dorëheqjen, është normale që të bëjnë një zgjedhje tjetër. Sula shkon nga lista e hapur të PD, te Lapaj.
Te PS ka një problematikë, duke qenë se autoriteti Ramës…nuk lodhen duke pritur. Janë hipokritë. Shumica e atyre në listë të hapur thonë ‘e pres më gëzim’. ‘Me gëzim po shkoj në thertoren elektorale’. Si mezi e kanë pritur!? Më i ndershmi ishte Nasip Naço.
PD i ka më të theksuar, PS jo. U fol dje 2—3 deputetë janë gati…si Petro Koçi. Kjo është hipokrizi, s’mund të punosh kur të heqin”, u shpreh ai.
Top Channel