“Kam lindur në internim”, Kapri rrëfen garën për deputet: Prindërit shitën shtëpinë që të na shkollonin mua dhe vëllanë

13/03/2025 21:38

Gazetari Erald Kapri kandidon në zgjedhjet e 11 majit me Partinë Mundësia të Agron Shehajt.

Erald Kapri: Mezi e pres këtë fushatë, ka emocion pa fund besoj se do jemi surprizë për zgjedhje, nuk bëjmë asnjë pazar të orës 12, të njëjtët që kanë kontribuar me ne vazhdojmë në 11 maj. Kanë qenë ditë të gjata kemi bërë mbledhje, ramë dakord për përfaqësimin që kemi. Besojmë që do të kemi një grup parlamentar të djathtë që do të jetë një projekt afatgjatë në Shqipëri. Prindërit e mi u lumturuan. Unë kam lindur në internim dhe kjo ka shënuar tek unë shumë, kam punuar shumë. Prindërit e mi shitën të vetmen shtëpi që kishin në Pogradec për të na shkolluar mua dhe vëllanë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta