
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka refuzuar sërish propozimet për dërgimin e një force paqeruajtëse në Ukrainë.
“Jam kryesisht i habitur me këtë obsesion për paqeruajtësit,” tha ai duke folur në anglisht. “Ky nuk do të ishte një grup apo një forcë që ruan paqen.”
Gjatë një interviste me tre blogerë amerikanë, Lavrov nuk iu referua drejtpërdrejt deklaratës së lëshuar pas bisedimeve në Jeddah dje, por tha se “çdo përpjekje për t’iu qasur krizës në Ukrainë, çdo iniciativë – dhe shumica prej tyre janë shumë të paqarta – duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të konfliktit”.
“Dhe Donald Trump konfirmoi se një nga shkaqet rrënjësore ishte zgjerimi i NATO-s,” tha Lavrov. Ai gjithashtu lavdëroi administratën e Trumpit, duke thënë se SHBA-ja po kthehej “në normalitet” tani.
Ministri i Jashtëm rus kritikoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën, të cilat, sipas tij, “po përgatitnin diçka për të ushtruar presion mbi administratën e Donald Trumpit që ta shtynin drejt ndonjë veprimi agresiv kundër Rusisë”.
Top Channel