Projektet në Durrës, kryeministri Rama inspekton punimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe kantierin e unazave

12/03/2025 15:22

Kryeministri Edi Rama pa nga afër punën në disa projekte në qytetin e Durrësit. Fillimisht u ndal në kantierin e Fakultetit të Studimeve Profesionale, që po ndërtohet nga themelet në Universitetin “Aleksandër Moisiu”. 

Zhvillimi i kampusit do të vijojë më tej me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve që vijnë nga rrethet e tjera.

“Kemi diskutuar që te bëjmë një program të veçantë për rezidencën e studentëve sepse është shumë më mirë ti bëjë qeveria ne bashkëpunim më bashkinë dhe natyrisht me një qira që është shume me modeste se qiraja qe marrin në treg”, tha Rama.

Më pas Rama u ndal në kantierin e Unazës së Re në Durrës, një projekt që do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik dhe do të përmirësojë lidhjet rrugore brenda qytetit.

“Më kujtohet kur bëmë ato skarpatat që donim ti stabilizonim, ishte e vështirë. Por nuk ka gjë që nuk bëhet kështu që edhe kjo do bëhet”, u shpreh kryeministri.

Projekti prek gjithë zonën e Kallmit e shkon deri në Spitallë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta