Dita e tretë e protestës së minatorëve në Bulqizë: Nëse nuk na realizohen pikat që kërkojmë…
12/03/2025 09:20
Ka vijuar në ditën e tretë protesta e rreth 600 minatorëve në Bulqizë.
Ata shprehen se janë të vendosur deri më realizimin e pikave që i kanë kërkuar kompanisë ku ato më të rëndësishmet janë ngritja e pagës dhe heqja e punës së detyrueshme ditëve të shtuna.
“Nëse nuk na realizohen pikat që kërkojmë protesta do të përshkallëzohen deri në grevë urie dhe bllokimin e evadit të kromit”-shprehen ata.
Kompania thonë minatorët ka kërkuar të hyjë në bisedime por për momentin sipas tyre jemi të pa mundur për ngritjen e pagës.
Gjatë ditës së sotme është vërejtur edhe prania e policisë së Bulqizës.
Top Channel