Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
11/03/2025 11:16
Një zjarr ka rënë në zonën e kodrave të qytetit të Orikumit.
Era e fortë e favorizon zjarrin, i cili ka përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe një banesë.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, por era e fortë bën që shuarja e zjarrit të jetë e vështirë
Top Channel